Arkivë - Policia e Kosovës, Zubin Potok (maj 2023)

Policia flet për protestat në 3 komunat veriore: Po vazhdojnë angazhimet për ofrimin e sigurisë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë duke punuar vazhdimisht për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në 3 komunat ku po protestohet që tash e disa ditë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Policia thotë se po vepron bashkëpunim me KFOR-in dhe institucionet relevante për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in dhe institucionet relevante, po vazhdon me angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve, sigurimin e lirisë së lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ku edhe sot po vazhdojnë protestat”-thuhet në deklaratën e policisë.

Po ashtu fton qytetarët për protesta të qeta dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme.