Policia flet për dëmtimin e varrezave në Rahovec

Sot janë dëmtuar varrezat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Rahovec.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ende nuk dihet se kush i ka dëmtuarat ato varreza.

Në këto varreza janë dëmtuar gjithsej 19 pllaka.

“Në mes datës 9 dhe 10 prill në komunën e Rahovecit, nga ana e personit të panjohur janë dëmtuar 19 pllaka në varrezat e komunitetit rom e ashkalinj”- tha Xhurkaj për KALLXO.com.

Xhurkaj theksoi se patrulla policore dhe njësia hetuese policore i janë përgjigjur menjëherë rastit të ndodhur dhe se rasti po hetohet.

Dëmtohen varrezat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Rahovec