Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Suharekë, gërmime të dyshimta në oborrin e një shtëpie të pabanuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast për gërmime të dyshimta në një oborr të një shtëpie të pabanuar në Suharekë.

Sipas policisë,  ankuesja ka informuar se persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku  sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra.

Policia thotë se për këtë rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme.