Dëmtohen varrezat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Rahovec

Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Rahovec, Lendrit Qeli, ka njoftuar se sot janë dëmtuar varrezat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Rahovec.

Sipas tij, ky akt tashmë është përcjellë te organet e rendit dhe po hetohet nga ana e forenzikës.

“Sot me 10.04.2020 , me keqardhje u informova nga përfaqësuesit e Komuniteteve dhr kolegu Egzon Hamza (antar i KLSPS-së) , që edhe pse në këtë kohë pandemie nga virusi COVID-19. Dikush shumë i ligë dhe qyqar , i paska dëmtuar pllakat e varrezave të Komuniteteve Rom , Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit !!! Ky akt qyqar dhe vandal , ka për synim të prishë harmoninë e mrekullueshme që përherë ka pasur Komuna Rahovecit , për të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti apo relegjioni. Jam dëgjuar menjëherë me Komandantin e Policisë Kap. Fazli Morina , dhe ky rast po përcillet me seriozitetin e organeve të rendit , dhe hetime edhe nga ana e fornezikes”, ka shkruar Qeli.