Për shkak të dëmtimit të një varreze, rrahën mes vete 3 persona në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Deçan, pasi janë rrahur mes vete për dëmtimin e një varreze.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.