Policia e Pejës publikon fotografinë e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Tush Frokaj nga Gjakova i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës ka theksuar se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë atë në numrat e telefonit, 192 dhe 080019999 apo 039432327.

I kërkuari nga Policia e Kosovës është nga fshati Kosh i Istogut i lindur në vitin 1975.