Gjendet i vdekur në banesën e tij një person rreth 40 vjeç në Pejë

Një burrë në mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në qytetin e Pejës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën ‘Ymer Prizreni’ në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se të gjitha njësitet kompetente kanë dal në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Ai shtoi se me urdhër të prokurorisë trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Burimet e KALLXO.com thonë se viktima ka qenë i moshës mbi 40 vjet.