Ilustrim

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar këtë person (FOTO)

 

Drejtoria e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të arrestuar të dyshuarin Edison Ademi nga Peja.

Kërkesa për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e të kërkuarit, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës.

I akuzuari është i kërkuar për veprën penale, “Vjedhje e rëndë”

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, rajoni i Pejës.