U.d drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës Fehmi Hoti në takim miqësor me drejtorin e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Muhamet Rrumbullaku. FOTO; Policia e Kosovës

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë se Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur sot në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës ka njoftuar se në takim u diskutuan tema lidhur me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

“Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të dy institucioneve simotra, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritët në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”- thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Krerët dhe manaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë. FOTO: Policia e Kosovës.