Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia e Kosovës demanton raportimet për trajtim joadekuat ndaj dy të rinjve në Leposaviq

Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e disa mediave, kryesisht serbe të cilat siç thuhet në njoftim, i janë referuar zyrës serbe në Kosovë se kinse policia nuk i ka trajtuar si duhet ndaj disa të rinjve/fëmijëve serbë në Leposaviq.

Sipas sqarimit të Policisë, rasti ka të bëjë me prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe se njësitë e reagimit të shpejtë në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut kanë shqiptuar gjobë ndaj dy personave.

“Policia e Kosovës, njësitë policore të rendit, reagimit të shpejtë në DRP Mitrovicë Veri, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore, kanë reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik” – thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, njësitë policore të rendit, reagimit të shpejtë në DRP Mitrovicë Veri, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore, kanë reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik” – thuhet tutje në njoftim.

Policia i ka quajtur deklarimet tendencioze dhe ka thënë se ky institucion udhëhiqet nga parimet demokratike e çdo veprim policor ka qenë në funksion të garantimit të sigurisë së qytetarëve, pa dallim.