Viti, kafshët kontrabandohen me furgon nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimeve në një fshat të Vitisë është zbuluar se disa kafshë janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

“Me datë 25.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Goshicë të Vitisë, në dy raste të ndara, Njësia e Taskë Forcës Rajonale Lindje, sipas planit operativ, dhe veprimeve taktike në teren në funksion të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës në kufi, kanë arritur të ndaloj automjetet kombi, që dyshohej se kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë-Veri”, thuhet në njoftim.

Për rastin, Policia njofton se janë kontaktuar edhe institucionet e tjera relevante.

“Gjatë realizimit të kontrollit të automjeteve zyrtarët kanë zbuluar disa krerë kafshë të cilat dyshohen se janë kontrabanduar. Lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës. Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në fund të njoftimit.