Ilustrim

Policia arreston një burrë pasi gjuajti me armë gjatë një ahengu

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar ka gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Bajrami”, të hënën në mbrëmje.

Tutje policia sqaron se në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një revole.

Sipas policisë me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe  rasti shkon në procedurë të rregullt.