Ilustrim

Policia arreston një 23-vjecar, ishte i kërkuar dhe i dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg

Një 23-vjeçar me iniciale E.Z. është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për grabitje, posedim të paautorizuar të substancave narkotike, lëndim i lehtë trupor dhe grabitje në tentativë, sot me datë 29.05.2024 në Vushtrri.

I njëjti po kërkohej me urdhëresa të gjykatës për këto katër vepra penale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai ishte i dënuar me tre vite e nëntë muaj burg.