Foto: Ilustrim

Policia arrestoi dy të dyshuara për detyrim në prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuara për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit, Sektori Qendror i Hetimeve pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka  realizuar një plan taktik, duke identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuara nën dyshimet se kanë kryer detyrim në prostitucion.

“Gjatë realizimit të planit  policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, 875 euro, 2 mijë dinarë dhe 6.66 gramë substancë narkotike marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është bërë e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat dërgohen në ndalim për 48 orë