Policia e Kosovës

Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë, ofruan lokale për prostitucion

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion.

Sipas Policisë, të njëjtit gjithashtu kanë ofruar lokale për prostitucion.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.