Arrestohet 3 gra, dyshohen për mundësim dhe detyrim në prostitucion

Tri gra janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion dhe ofrimi i lokaleve për prostitucion.

Sipas Policisë së Kosovës, njëra nga të dyshuarat është shtetase e Kosovës, derisa dy të tjerat janë shtetase të Shqipërisë.

“Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit të të dyshuarave, me vendim prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa rasti vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35.