Foto: Ilustrim

Arrestohen tri gra dhe një burrë për prostitucion në Prishtinë

Një burrë dhe tri gra janë arrestuar nga policia për detyrim në prostitucion.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit për detyrim në prostitucion janë arrestuar dje rreth orës 17:00, në Prishtinë.

Në njoftim është bërë e ditur se të dyshuarin janë arrestuar pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, se të dyshuarin kanë bërë detyrim në prostitucion.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.