Polici plagos një person në Graçanicë

Një person është plagosur sonte në Graçanicë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, personi është plagosur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Burimet thonë se Policia kishte ndaluar një person të dyshuar, i cili ka ikur nga stacioni policor.

Gjatë ikjes, të dyshuarit i ka ndihmuar një shok i tij,

Gjatë ndjekjes, polici me inicialet A.A. ka shtënë në drejtim të të dyshuarit dhe e ka qëlluar shokun e tij.