Ilustrim

Polici parandalon grabitjen brenda një lokali në Gjakovë

Policia  e Kosovës ka raportuar për një tentim grabitje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur brenda një objekti të telefonisë mobile në Gjakovë, në të cilin ka hyrë i dyshuari dhe përmes kanosjes i ka kërkuar punëtores 100 euro, të cilat viktima i’a kishte dhënë.

Tutje policia ka bërë të ditur se i dyshuari me një mjet të fortë e ka goditur viktimë në dorë, si pasojë e së cilës viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për këtë rast, nuk ka arritur të kryej grabitjen pas që ishte arrestuar nga një zyrtar policor i cili kshte qëlluar brenda në lokal.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.