Polici i arrestuar në Gjakovë dyshohet se e kishte shantazhuar me fotografi dhe video intime ish të dashurën

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës një pjesëtar policor nën dyshimin se kishte kryer veprat penale të ngacmimit dhe dhunimit.

KALLLX.com ka mësuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë për veprën penale të ngacmimit dhe dhunimit.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se polici E.S., i cili i është bashkangjitur policisë në gjeneratat e fundit, ka pasur një lidhje dashurie me viktimën, e më pas janë ndarë.

Viktima, vajza më pas kishte krijuar një marrëdhënie të re. Polici i arrestuar dyshohet se e kishte shantazhuar me disa fotografi dhe video intime të tyre.

Gjatë ditës së sotme Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka arrestuar një zyrtar policor për veprat penale dhunim e ngacmim.

Dy ditë më parë viktima, një vajzë e re kishte njoftuar se polici kishte shantazhuar të njëjtën me fotografi e po ashtu kishte thënë se ishte dhunuar me ç’rast IPK tashmë ka ngritur dyshimet për policin për kryerjen e veprave penale.

Polici i arrestuar me vendim të prokurorit kujdestar ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të policit E.S.

 

Një zyrtar policor në Gjakovë arrestohet nën dyshimin për ngacmim dhe dhunim