Ilustrim

Polica arreston dy persona për grabitje në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy personat të dyshuar për dy raste të grabitjes dhe lëndimeve fizike në Prishtinë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur me 21.12.2023 në rrugën “Xhorxh Bush”.

Njëri prej të arrestuarve për këtë rast është i moshës së mitur.

“Puna e hetuesve policor,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar”- thuhet në njoftim.

Të dyshuarit sipas Policisë janë dërguar në qendrën e mbajtjes.