FOTO ILUSTRIM

Podujevë, zjarri i djegë drunjtë dhe sistemin e ujitjes

Një zjarr i cili është ndezur nga një person i dyshuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, i ka shkaktuar dëme një personi.

Sipas njoftimit të policisë, viktima e këtij rasti ka raportuar se një person i dyshuar kishte ndezur një zjarr dhe si pasojë e zjarrit i janë djegur disa trupa drunj dhe sistemi i ujitjes.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.