Ilustrim

Podujevë, arrestohet i dënuari me burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar më 28.02.2024 në Podujevë një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për grabitje.

“A.M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (3 vite e 6 muaj), për veprën Grabitje”- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.