Plagosje në Prishtinë - FOTO

Një plagosje me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur para disa minutash në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “UÇK”.

Nga ky incident një person ka mbetur i plagosur.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka deklaruar se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.