Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Plagosje me armë zjarri në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi në Podujevë.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur dje pas mesnate.

I dyshuari, sipas Policisë pas ngjarjes me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet, ka njoftuar Policia.