Ilustrim

Plagoset një roje pylli në Gjilan, arrestohen gjashtë të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Gadish të Gjilanit, njëri prej tyre i mitur.

Ata po dyshohen se pasi fillimisht kishin sulmuar fizikisht një burrë, roje pylli, njëri nga të dyshuarit më pas kishte shtënë me armë gjuetie ndaj viktimës.

Si pasojë, Policia thotë se viktima është plagosur në këmbë.

“Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”- thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, Policia thotë se pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është regjistruar si vrasje në tentativë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 dhjetor, në ora 12:40.