Posta e Kosovës, Foto: Valon Fana, KALLXO.com

Avullimi i rreth 1500 eurove në zyrën postare në Podujevë, komisioni disiplinor i shqipton vërejtje përgjegjëses

Një vlerë prej 1 mijë e 524 euro është ‘avulluar’ në shtator të vitit të kaluar, në Zyrën Postare e cila gjendet në Podujevë.

Kjo ishte vërejtur gjatë kohës sa bëhej konstatimi i gjendjes së produkteve dhe parave të gatshme. së së gatshme më 15 gusht të këtij muaji.

Ka qenë fillimisht u.d përgjegjësja e Zyrës Postare që gjendet në Podujevë, Shemsie Vokrri ajo që e kishte vërejtur mungesën e parave dhe rastin e kishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

KALLXO.com ka mësuar se Vokrri ka qenë pjesë e një hetimi të Komisionit Disiplinor brenda Postës së Kosovës dhe një vendim për të është marrë së fundmi.

Asaj i është shqitpuar vërejtje/masë disiplinore . Në këtë masë sic mëson KALLXO.com ishte përmendur edhe kthimi i mjeteve për 1 mijë e 423 eurove, në emër të dëmit material.

Dokumenti përmend faktin se Vokrri do ta paguaj këtë masë për çdo muaj me 24 këste.

Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës” në disa përgjigje për KALLXO.com ka thënë se masa ndaj Vokrrit ka qenë lehtësuese meqënese ajo vetë e ka lajmëruar rastin që ka ndodhur në Polici.

“Komisioni disiplinor ka marrë si rrethanë lehtësuese për znj. Vokrri me rastin e shqiptimit të masës disiplinore/ vërejtjes”- thuhet në përgjigjet e Postës për KALLXO.com.

“Posta e Kosovës” ka thënë se rasti është ende në polici dhe organet e tjera andaj nuk mund të jap detaje në lidhje me zhdukjen e pakos me para.

“Ne nuk e dimë, se kush i ka marr ato parat, por sipas denoncimit dhe dëshmisë se znj. Vokrri, ato mjete kane qene ne zarf ne sirtarin e saj”- thuhet në përgjigjet tutje të “Postës së Kosovës”/

Madje kjo ndërmarrje ka dhënë sqarime edhe se si ka ndodhur kjo pakujdesi.

“Mos sigurimi i mjeteve në kasafortë nga ana e znj. Vokrri sipas procedurave te rregulluara me rregullore të brendshme, ajo është shpallur përgjegjëse nga Komisioni Disiplinor, dhe si rezultat i mos veprimit në fjalë është shkaktuar dëmi material/vjedhja e mjeteve prej 1423 euro, pot ishin siguruar këto mjete sipas procedurave në kasafortë, nuk do të ndodhte vjedhja”- thuhet në përgjigjet e Postës për KALLXO.com.

Në dokumentin që ka siguruar KALLXO.com gjendet edhe deklarata e Vokrrit gjatë kohës sa është marrë në pyetje nga anëtarët e komisionit disiplinor.

“Në 36 vite përvojë timen në punë, është hera e parë në Komision Disiplinor dhe unë them çfarë faji kam bërë unë për shembull që e kam paraqitur një rast të vjedhjes në zyrën postare, në vendin tim të punës”- kishte nisur deklarata e Vokrrit në komision.

Tutje ajo kishte shpjeguar në detaje se si e kishte kuptuar për zhdukjen e parave dhe se menjëherë kishte njoftuar roganet përgjegjëse.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këto raste në Ndërmarrjen Publike “Posta e Kosovës”.

‘Avullohen’ mbi 1,500 euro në Zyrën Postare në Podujevë