Pjesëtarët e mbrojtjes së afërt largohen nga salla e Kuvendit

Me kërkesë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pjesëtarët e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti janë larguar nga salla e Kuvendit.

Konjufca ka kërkuar nga ta që ta lirojnë sallën me qëllim që të vazhdojnë me seancën plenare që ka filluar nga paraditja e sotme.

Zyrtarë policorë të Kosovës po qëndrojnë brenda e jashtë objektit të Kuvendit pas përleshjes fizike sot në Kuvendin e Kosovës mes disa deputetëve të opozitës dhe ministrave.