Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë regjistruar në Ferizaj, Sukarekë, Klinë, Malishevë dhe Vushtrri.

Në Ferizaj një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Në Suharekë një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

E njëjta sipas Policisë ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:38 dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Klinë, një burrë është arrestuar për dhunë në familje.

I njëjti sipas Policisë ka ushtuar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Ngjarja ka ndodhur dje ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Malishevë një grua është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:20.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”- ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje  për 48 orë.

Kurse në Vushtrri një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur babain e tij me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Sipas Policisë, i dyshuari e ka bërë  kanosjen është e babit të tij për të cilën posedon leje me afat të skaduar.

“Arma është sekuestruar  së bashku me 4 fishekë dhe iniciuar rast tjetër armëmbajtje pa leje. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë.