Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Prizren dhe Leposaviq.

Nga këto raste, Policia ka arrestuar katër të dyshuar, përderisa një rast është proceduar në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se pas një zënke verbale, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga burri me të cilin është duke bashkëjetuar.

Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Në Shtërpce, Policia ka arrestuar një person i cili po dyshohet se pas një mosmarrëveshje përmes rrjeteve sociale e ka kanosur verbalisht djalin e tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, forcat e rendit kanë arrestuar dje një person i cili dyshohet se më 6 prill të këtij viti ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në Leposaviq është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje, ku një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj, nën ndikimin e alkoolit e ka kanosur vajzën e tyre.

Në raport policor është bërë e ditur se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.