Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pesë raste të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, një person është dërguar në mbajtje ndërsa katër të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje duke theksuar se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”- ka apeluar Policia.