Policia e Kosovës

Pesë persona të lënduar në një aksident në Pejë

Dje në fshatin Lebush në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.

I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me ç’rast ka goditur një veturë të cilën ishte duke e drejtuar viktima.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë, persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar.