Ilustrim Hekurudhë - Foto: Facebook

Përzgjidhet kompania për kryerjen e studimit të fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Punët për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës kanë filluar me përzjedhjen e kompanisë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu ka njoftuar se është përzgjedhur kompania që do të kryej studimin e fizibilitetit për këtë projekt.

Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës është marrëveshje mes dy shteteve, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky projekt pritet që të kap vlerën prej 700 milionë eurove.

Planifikimet parashohin që hekurudha Prishtinë-Durrës të përfundoj në vitin 2025.

Të mërkurën është shpallur fituesi i tenderit i cili u hap në muajin korrik të këtij viti për kryerjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës.

“Mes 5 ofertave fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. të cilët kanë ofruar 168.9 milionë lekë për të realizuar këtë projekt. Kompanitë do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë” – shkruan telegrafi.com.