Përmbushja e premtimeve nga qeverisja e Ilir Ferati në sigurinë publike

Nën petkun e partisë që ka shkruar histori në Istog – Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, garoi për herë të parë për kryetar të Komunës së Istogut.

Në kohën kur po garonte, Ferati në “Debat Pernime” përballë kundërshtatarëve të tij politik nuk u “kursye” së dhënuri premtime për çështjen e sigurisë publike. 

Premtimi i tij i parë në këtë drejtim ishte krjimi i platformës për konsultim online me psikologun dhe sociologun, për qytetarët që kanë nevojë për ta.

“Krijimi i platformës për konsultim online dhe mundësi anonimiteti edhe me psikologun edhe me sociologun për të gjithë ata që kanë nevojë” – kishte thënë Ilir Ferati në “Debat Pernime”. 

Rreth dhjetë muaj pas, Ferati thotë për KALLXO.com se ky premtim do të realizohet në vitin e ardhshëm.

Krahas kësaj, ai shtoi se duhet fillimisht që të plotësohen vendet për psikolog dhe sociolog.

Sipas tij, pasi të kompletohet stafi, do të vazhdojnë që platforma online të vihet në funksion. Ferati thotë se përmes kësaj platforme njerëzit që kanë nevojë për sociolog dhe psiokolog mund të komunikojnë me ta në mënyrë anonime

“Është premtim që do të bëhet në vitin e dytë [2023] të qeverisjes. Ajo çka kemi fillu na është planifikimi i hapësirave të lira ku i kemi për psikolog dhe sociolog. Dy pozicione të lira i kemi. Për sociolog ende nuk kemi vend të lirë të identifikuar, mirë brenda vitit të dytë të mandatit sigurisht që do të na e krijoj burime të mjaftueshme njerëzore për me kriju mandej databazen përmes të cilës do të ketë komunikim në kushte anonime për njerëzit që kanë nevojë” – u shpreh ai. 

Po ashtu, ai thotë se nëse arrijnë të sigurojnë fondet e mjaftushme, synojnë që çdo shkollë e Istogut të ketë psikolog të vetin. Sepse siç tha ai, “jo një psikolog në tri shkolla”. Aktualisht, komuna e Istogut ka 13 psikolog.

Ndërkaq, gjithsej janë 11 shkolla amë dhe 2 shkolla të mesme. 

“Nuk e shoh problem krijimin e platformes si softver, mirëpo për neve më e zorshme është krijimi i burimeve të mjaftueshme njerëzore që kanë me e oferu atë shërbim. Mendoj që brenda 2023 do të arrihet të bëhet edhe me psikolog dhe sociolog, mandej të vihet në përdorim edhe platforma online, e cila në fillim të vitit të ardhshëm, e kemi të planfikuar edhe projektbuxhet dhe i fillojmë procedurat” – u shpreh ai. 

Përveç ksaj, Ferati në “DebatPernime” kishte premtuar edhe instalim të kamerave të sigurisë të gjitha zonat urbane të komunës së Istogut.

“Sot kur po flasim është duke u zgjeruar rrjeti në pjesën e qytetit të Istogut me këshillin komunal për siguri në bashkësi dhe me policinë janë identifikuar pikat ku janë më “hotspot” për policinë, të cilat në të kaluarën kanë pasur probleme dhe nuk kanë mundur me i parandalu dukuritë negative”

“Po flasim për një projekt në vlerë prej 15 mijë euro, jemi tu e ec në hapa të kadalshëm sepse jemi duke punuar në shesh, edhe prej pikës së qendres që vazhdon deri të shkolla Bajram Curri, po shkojmë në mënyrë paralele, edhe me instalimin e kabllos që mandej mos të kemi divijim pasi dihet së në Istog ka shumë erëra. Deri të fillimi i nëntorit më së largu, mendoj që kamerat e reja prej këtij projekti 15 mijë eurosh, do të jenë aktive” – u shpreh Ferati. 

Sipas dosjes e cila është publike në e-prokurim, Komuna e Istogut më datën 14 korrik 2022 ka nënshkruar kontratë për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të kamerave të sigurisë në qytetin e Istogut.

Vlera totale e tenderit është 14,438 euro. 

Po ashtu, deklaroi se do të bëhen inspektime javore edhe për kategorinë e të moshuarëve, po ashtu shton se kanë organizuar edhe udhëtime.

Ai paralajmeroi edhe renovimin e qendres për të moshuarit në Gurrakoc. 

“E kemi Qendren e të moshuarve në Gurrakoc, kemi drejtorinë që e kemi themeluar tash, ka inspektime në qendrën për të moshuarve është më i shpeshtë se sa javor.  Kushtet në këtë qendër i kemi përmisuar, tash në kohën që po flasim është inciaur edhe procedura për renovim të brendshëm, që ta kemi një ambient më të mirë, por edhe jashtë. 

Ferati përmendente edhe krijimin e një ditari elektronik për gjimanazin “Haxhi Zeka” në të cilën, sipas tij, prindërit mund ta “monitorojnë” fëmijun e tyre.

“Krijimi i ditarit si pilot projekt për gjimnazin Haxhi Zeka, ose një rubrikë të cilën do ta ketë raportimi i këtyre rasteve në raport me fëmijët që i identifikohen prej mësuesve dhe profesorëve direkt në shtëpi, në mënyrë që prindi ta ketë më të lehtë monitorimin ose progresimin qysh e bënë fëmija e tij” – thoshte Ferati. 

Drejtori i Arsimit në Komunën e Istogut, Naim Behlulaj thotë se ndonëse digjitalizimi është projekt i Ministrisë së Arsimit, ata kanë bërë një pilot-projekt për gjimnazin “Haxhi Zeka”. 

Behlulaj thotë se në mungesë të një e-ditari, janë duke tentuar të funksionojnë duke përdorur platformes “ Microsoft Teams” që i’a mundëson prindërve që të kenë qasje në të dhënat e fëmijeve të tyre. 

“Ne e kemi një platformë “microsoft teams” që ia mundëson prindërve që të kenë qasje. Tash kanë fillu mësimdhënësit që me bë regjistrimin e nxënësve, dhe t’ia dhëjnë më pas kodin që prindi mëndej me hy me i këqyr qoftë mungesat, orët mësimore. Nuk po quhet e-ditar por është kopje e ditarit” – u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se e kanë të shpërndarë edhe rrjetin në të gjitha shkollat. 

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtorin i Gjimnazit “Haxhi Zeka”, Ibrahim Bytyqi. 

Bytyqi thotë se pas daljes nga greva do të fillojnë që t’i vendosin të dhënat. 

“Është platformë që regjistrohen të gjithë nxënësit, është një lloj ditari online. I ndihmon prindërve që me pas qasje në të dhënat e fëmisë në shkollë. Jemi në proces. Me sa e di, për këtë platformë paguhet 15 euro në muaj. Për momentin ne jemi në grevë por gjithsesi që do të fillojmë që me i vendos të dhënat” – u shpreh ai. 

Komunat e Kosovës kanë përgjegjësi të mëdha në sigurinë publike. Raportet tregojnë që shum prej tyre nuk arrijnë ti përmbushin këto obligime.