Përfundon hasmëria 8 vjeçare e familjeve nga Drenica

Disa familje nga Drenica i kanë dhënë fund hasmërisë së tyre tetëvjeçare. Njoftimi për pajtimin e tyre është bërë publik nga kryetari i komunës Bekim Jashari.

Ai e ka quajtur akt një akt më fisnik dhe burrëror shtrirjen e dorës së pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme. “Kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vetë iniciativë në pajtimin e këtyre katër familjeve, kanë dhënë: Zejnallah Prokshi, Murat Tahiri, Shyqeri Musliu e Shekip Fazliu. Ky akt na kujton gjithashtu fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çetta, 28 vite më parë. Ta kuptojmë e mos ta harrojmë faktin se liria dhe lumturia e një kombi nuk mund të jenë të plota pa qenë i lumtur vet individi. Ju familje të nderuara, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Jashari në Facebook.