Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës, tani do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Një deklaratë nga zyra e Zelenskyy tha se të dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” pranë lumit Pripyat.

Deri tek ky zhvillim erdhi pasi Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, i telefonoi Zelenskyy këtë pasdite.

Në deklaratë thuhet se Lukashenko “merr përgjegjësi që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë kohës së mbërritjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.

Më herët, Zelenskyy kishte refuzuar që Ukraina të takohej me një delegacion rus në Bjellorusi.

Sot, është dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./Sky News