Për të tretën herë Kuvendi tenton miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës të enjtën do të mbajë tri seanca, dy prej të cilave të papërfunduara dhe një të re.

Kryesia e Kuvendit në mbedhjen e mbajtur sot ka vendosur që të enjten në orën 10:00 të vendosë për votim edhe pesë projektligje të cilat kanë të marrëveshje ndërkombëtare.

Këto marrëveshje nuk kanë arritur të kalojnë në dy seanca radhazi, për shkak të mungesës së kuorumit.

Për shqyrtimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë pritet votimi i pesë projektligjeve: Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Mosratifikimi i këture marrëveshjeve kishte nxitur edhe reagimin e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

“Kuvendi i paaftë për të ratifikuar pako të ndihamve ndërkombëtare thua se ato janë çështje vetëm për zënka mes partive dhe jo pikëmbështetje thelbësore e rimëkëmbjes socio-ekonomike”, ishte shprehu Heldt javën e kaluar.