Në mungesë të kuorumit shtyhet seanca për marrëveshjet ndërkombëtare

Pas më shumë se 3 ore debat, deputet e Kuvendit të Kosovës nuk kanë të votojnë 5 pikat e rendit të ditës që kishin mbetur nga seanca e kaluar.

Shqyrtimi Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, ishte e vetmja pikë që u hedh në votim, por që nuk pati kuorum.

Me këtë rast kryeparlamentarja Vjosa Osmani propozoi që seanca për këto pika të shtyhet, ndërsa pas 1 ore të filloj seanca e re për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti.

“vetëm 58 deputet kanë marrë pjesë nuk ka kuorum të mjaftueshëm, me qenë se s’ka kuorum kërkoj që kjo seancë të shtyhet, dhe tani të japim pauza një orë, pra në ora 3:30 të kthehemi për seancën e rregullt”, tha Osmani.

Këto 5 pika të rendit të ditës kishin mbetur nga seanca e kaluar, e cila ishe ndërprerë pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit.

Mungesa e kuorumit pamundëson shqyrtimin e 5 marrëveshjeve ndërkombëtare