Mungesa e kuorumit pamundëson shqyrtimin e 5 marrëveshjeve ndërkombëtare

Mungesa e kuorumit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka bërë që të mos mund të shqyrtohen pesë projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se nuk ka kuorum për të vazhduar me pesë pika të rendit të ditës.

Për shqyrtimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Projektligjet të cilat nuk u arrit të shqyrtohen, janë:

  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,