Foto: KEDS

Për një javë kapen 170 raste të vjedhjes së rrymës

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se për një javë janë kapur 170 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, nga 2 mijë e 37 kontrolle të bëra në krejt Kosovën, në 170 prej tyre janë kapur duke e keqpërdorur energjinë elektrike.

Kontrollet, sipas Ministrisë, janë bërë nga datat 19 deri më 25 dhjetor 2022.