Foto: Ilustrim

Për 24 orë, pesë raste të dhunës në familje

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është treguar se vetëm në 24 orët e fundit janë iniciuar pesë raste të dhunës në familje.

Tri  raste në një kohë të shkurtër janë iniciuar vetëm në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Sipas policisë, është shoqëruar në stacion policor rreth orës 12:30 një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është regjistruar në Fushë Kosovë, i dyshuari është arrestuar rreth orës 16:00 dhe është intervistuar pasi ka rrahur një grua. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë dje rreth orës 16 është raportuar edhe një rast tjetër, i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Rasti është iniciuar si dhunë në familje ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një person për ushtrim të dhunës në familje është arrestuar edhe në Prizren mbrëmë rreth orës 21:30.

I dyshuari sipas policisë, nën ndikim të alkoolit, ka demoluar shtëpinë si dhe ka sulmuar fizikisht një grua të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Në Pejë, i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.