Gjykata Themelore në Pejë. Foto: Kallxo.com

Pejë, 2 vite burg për burrin që akuzohet se kishte goditur me mjet të fortë gruan

Gjykata e Pejës i ka shqiptuar 2 vite burgim të akuzuarit A.D. për shkak se në gjendje të dehur i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij.

Sipas komunikatës së Gjykatës rasti për të cilin është shqiptuar dënimi me burgim ka ndodhur më 16 shtator të vitit 2020.

Gjykata e Pejës të njëjtin e ka gjetur fajtor nën akuzën se datën kritike e ka goditur gruan e tij me boksa dhe shqelma e pastaj me mjet të fortë në hundë duke i shkaktuar gjakderdhje të mëdha.

”I pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalë ofenduese, e pastaj e godet me boksa dhe shkelma dhe pastaj me mjet të fortë e godet në hundë, me të cilën i shkakton gjakderdhje të mëdha nga hunda dhe goja dhe mezi kishte arritur ta ndal gjakderdhjen në kushte shtëpie, pasi i njëjti e kishte privuar viktimën që të trajtohet nga mjekët” thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit pas shpalljes së aktgjykimit.