PDK, kundërshton Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha se me Projektligjin për Zyrtarët publikë po shihen qartë shkeljet e mëdha, pretendimet e mëdha që kjo qeveri sipas tij po tenton t`i instaloj në administratën publike.

Sipas Lushtakut kapja praktike e administratës publike nga një parti që ka kritiku partitë e tjera për kapje të administratës, “po bjen vetë aty ku ka kritiku më së shumti”.

Lushtaku tha se si grup parlamentar shprehin shqetësimet e tyre dhe do të kundërshtojnë që ky projektligj të kaloj në këtë seancë.

“Edhe nëse kalon do ti marrim gjitha hapat se ka shkelje të mëdha kushtetuese e ligjore në vend” – tha ai

Edhe gjatë trajtimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal Lushtaku kishte thënë se e kanë pritur qysh moti këtë projektligj që të vijë në Kuvend pasi ka pasur shumë reagime për vonesa.