PDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Ambasadorit Martin Berishaj

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës përmes një konference për media kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas dyshimeve se ky i fundit është përfshirë në një skandal financar.

“Qeveria dhe presidenca s’janë as gjykatës a prokurorë. Ata duhet të marrin veprime, shkarkimin e menjëhershëm të z.Berisha nga pozita si ambasador. Unë ju them me përgjegjësi që z.Berisha s’do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”, ka thënë Çitaku.

Gjithashtu në konferencë, Çitaku ka shtuar pyetje se a ka kaluar Berishaj nëpër hallkat e sigurisë për t’u bërë ambasador.

“Shkarkimi as që duhet të diskutohet. Pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo ne kemi disa pyetje: Si e ka marrë z.Berisha nënshtetësinë një ditë para se të bëhej ambasador, a kaluar në hallkat e sigurisë, a ka bërë verifikime nga AKI-ja dhe si është bërë ky verifikim”, ka shtuar më tej Çitaku.

Të enjten, mediumi slloven “Planet TV” raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluan si skandal të madh financiar.

Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi. Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Berishaj, supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

 

Osmani: Ne i besojmë ambasadorit Berishaj