Ndriçimi publik

Pas zvarritjes një vjeçare, Prishtina nënshkruan kontratë për rregullim të ndriçimit publik

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vlerë 100 mijë euro për mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Është bërë gati 1 vit prej kur Prishtina kishte filluar procedurat për mirëmbajtje të ndriçimit në zona publike, por kjo ishte zvarritur si pasojë e procedurave të prokurimit dhe pandemisë COVID-19.

Pasojat e këtyre procedurave i kanë bartur qytetarët të cilët në shumë lagje të qytetit në mungesë të këtij shërbimi kanë qenë në errësirë dhe të rrezikuar edhe nga qentë endacak.

Kontrata e re është negociuar pa publikim të njoftimit paraprakisht.

Nga drejtoria e shërbimeve publike në komunë, më herët për këtë problem, kanë lënë fajtorë edhe operatorë të ndryshëm që kanë dëmtuar rrjetin e ndriçimit gjatë punimeve dhe kanë kërkuar që të merren masa ndaj tyre në raste të tilla.

Prishtinë – Komuna sqarohet për mungesën e ndriçimit publik