Pas zgjedhjes kryetar, Abdixhiku u drejtohet delegatëve të LDK-së

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të procesit, Abdixhiku iu drejtua delegatëve.

Fillimisht, ai falënderoi kundërkandidatët e tij, Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

Abdixhiku tha se sot po hapet një faqe e re për ta kthyer LDK-në në vendin ku ka qenë.

“Sot po e hapim një faqe tjetër, me synimin për ta kthyer LDK-në në vendin ku ka qenë. Si pozitë dhe opozita, si në nivel qendror dhe lokal, LDK u tregua kujdestare e këtyre vlera euroatlantike dhe zëri i qartë i qendrës se djathtë. Për kundër kohës nuk ka rris e të mbaj mjaftueshëm votuesit e saj. Për një rënie të tillë mund t’i rendim disa, por arsyejen e vërtetë e gjemë të vetvetja, e nga vetja duhet të nisim rikthimin tonë të madh”, u shpreh ai.

“Dua të jem i qarte, idetë e LDK i qëndrojnë kohës. Janë ide te nisura nga presidenti historik Ibrahim Rugova, janë ide te kultivuara nga dy liderët paraprakë, presidenti Ffatmir Sejdiu e kryeministri Mustafa.. Unë kam gjetur bindjen dhe besimin në ketë shtëpi politike. Kam gjetur themeluesit e shtetit. Kjo shtëpi m’i ka hapur dyert, ashtu qysh do t’i hapim dyert.. LDK duhet t’i japim një ekip e lidership”, u shpreh ai.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së ka zgjedhur sot Abdixhikun për pasues të Isa Mustafës.

Abdixhiku ka qenë ministër i Infrastrukturës gjatë qeverisjes LVV-LDK në vitin 2020.

Lumir Abdixhiku ishte anëtarësuar në LDK, në maj të 2017. Në kohën kur kishte aderuar në këtë parti, Abdixhiku ka qenë drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest, në të cilin, Isa Mustafa është njëri nga themeluesit.

Po ashtu, Lumir Abdixhiku është profesor në Kolegjin Riinvest, në të cilin të paktën deri më 2018, Isa Mustafa ka pasur 6.4% të aksioneve.