Pas reshjeve të shiut, Shkolla 'Bajram Curri' në Istog vërshohet nga uji

Reshjet e djeshme të shiut kanë shkaktuar që uji të depërtojë në brendi të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Bajram Curri” në Istog .

KALLXO.com ka siguruar disa pamje në të cilat shihen hapësira të objektit të mbushura me ujë.

Në të njëjtat pamje, vërehet se nga reshjet e shiu uji ka rrjedhur edhe nga tavani.