Shitja në tezga ka shënuar rritje por jo edhe punësim | Foto: KALLXO.com

Pas daljes nga karantina në muajin qershor, tregtia me pakicë shënon rritje

Në tre muajt korrik – shtator krahasuar me tremujorin paraprak të sivjetëm, tregtia ka shënuar rritje.

Në komunikatë thuhet se puna u rrit më shumë tek tregtia e pajisjeve shtëpiake të specializuara me një përqindje mbi 30 për qind.

“Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (30.6%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (27.7%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (2.6%)”, thuhet në komunikatë.

Derisa gjatë këtij tremujori, rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje -39.1 për qind; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara -24.2 për qind; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara -12.8 për qind; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -11.2 për qind dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara -7.8 për qind.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e  raportit “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e tretë të viti 2020.