Marrëveshja për Tregti të Lirë - CEFTA

E rrallë, rreth 10% zbutet deficiti tregtar në muajin qershor

Shkëmbimi tregtar i Kosovës, me vendet e jashtme, në muajin ishte me rënie. Në raport me muajin qershor të 2018-ës, tregtia me vendet e Bashkimit Evropianë dhe vendet e CEFT-as, u pakësuar rreth 20 deri në 50 për qind. Gjithashtu deficiti tregtarë u ‘zbut’ për rreth 10 për qind. Nga 269.8 milionë euro ra në 243.1 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë të ASK-së, tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për 9.9 për qind në muajin qershor 2019, në raport me  periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 243.1 milion € krahasuar me deficitin 269.8 milion € në vitin 2018.

Eksporti mbulon importin 11.7 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin Qershor 2019 kishte vlerën 32,1 milion €, ndërsa importi 275,2 milion €, është një rënie prej (13.6%) për eksport si dhe (10.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2018.”, thuhet në njoftimin e ASK-së

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: 39.2 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 14.8 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 11.3 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 8.4 për qind produktet minerale, 4.8 për qind artikuj të ndryshëm të prodhuar, 4.1 për qind produktet bimore, 3.8 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 2.5 për qind tekstil dhe artikuj tekstili etj.

Për dallim nga eksportet, Kosova në muajin qershor produkte minerale, ushqime të përgatitura, pije e duhan, por edhe makineri dhe pajisje të tyre.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë:(15.2%) produktet minerale, (12.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani,(12.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.0%) mjetet e transportit, (6.7%) produkte të industrisë kimike, (6.2%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.”, bën të dituar njoftimi.

Shkëmbimi i mallrave me Bashkimin Evropian në muajin qershor

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 9,6 milion €, ose rreth 29.9 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 28.1 për qind.

Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 7.6 për qind, Holanda 4.8 për qind, Britani e Madhe 2.2 për qind, Italia 2.2 për qind, etj.

Drejt Kosovës në muajin qershor erdhën rreth 137 milion euro mallra nga BE-ja

“Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 136,8 milion €, ose (49.7%) e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (2.7%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.2%), Greqia (7.3%), Italia (5.4%), Sllovenia (4.0%), etj.”, thotë ASK.

Raporti tregtar i Kosovës me CEFTA-në në qershor

Eksportet e Kosovës drejt vendeve të CEFTA-s ishin në vlerën 13.5 milionëve me partner kryesor Shqipërinë.

“Në muajin Qershor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 13,5 milion €, ose (42.1%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (22.7%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (17.2%), Maqedonia (10.7%), Serbia (7.7%), Mali i zi (5.0%).”, bën ditur ASK.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin qershor 2019, sipas ASK-së arritën në 41,1 milion euro , ose 15.0 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 49.3 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia 7.3 për qind, Shqipëria 6.5 për qind, dhe Serbia 0.9 për qind.

Më tej ASK thotë se eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 8,9 milion €, ose 27.9 për qind. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: India 16.8 për qind, Zvicra 7.7 për qind.

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 97,2 milion €, ose 35.3 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia  11.0 për qind dhe Kina 10.9 për qind.

Këto të dhëna u bën të ditura nga raporti “ Tregtia e jashtme e mallrave  – Qershore 2019 ” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).