Foto; KALLXO.com

Pas aksidentit nisën të flisnin për kompensim të dëmit, por dyshohet se ia vodhën disa para nga vetura

Një burrë në Graçanicë ka raportuar se nga dy persona të dyshuar i janë vjedhur njw sasi e parave që po shkonte t’i depononte në bankë.

Sipas raportit policor, derisa kishte qenë duke shkuar në bankë për t’i deponuar paratë e pazarit ditor me veturën e tij, një veturë tjetër e kishte goditë mbrapa veturën e tij dhe i kishte shkaktuar dëme të vogla materiale.

Sipas viktimës, në atë makinë kanë qenë dy persona të cilët i kishin kërkuar të skajohet dhe të bisedonin për kompensim dëmi.

Tutje, sipas viktimës, derisa kishte qenë duke biseduar me drejtuesin e asaj veture, tjetri person ia kishte hapë derën e veturës së viktimës dhe ja kishte vjedhur një shumë të parave në euro dhe më pas të dy personat ishin larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Policisë potencon se njësitë relevante policore dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.